Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një videomesazh të gjithë qytetarëve ditën e fundit të fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017.

“Mos hiqni dorë nga ëndrra e madhe se Shqipëria bëhet, nga e drejta me aq mund e fituar e votës për ta ushqyer ëndrrën e Shqipërisë që behet. Mos u bëni njerëz të vegjël duke i bërë bisht votimit sepse nuk më ka shkuar diçka mirë” thotë kryeministri, njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama në videomesazhin i cili mbyllet me një thirrje për t’i dhënë atij votën për të qeverisur i vetëm”

“Aman ju lutem, bëni çmos. Mos më lini më peng të atyre që duan të vazhdojnë të mbajnë peng Shqipërinë duke folur vetëm për ju kur është ndezur televizori dhe duke punuar vetëm për vete sapo fiken dritat e skenës së betejës elektorale”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154878049351523/