Të enjten në orën 20:00 në “Kazan Arena” Kupa e Konfederatave do të arrijë kulmin e saj me gjysmëfinalen e parë të këtij turneu, Portugali-Kili.

Dueli që pritet me padurim është ai ndërmjet sulmuesit Cristiano Ronaldo dhe mesfushorit Arturo Vidal, dy yjet e këtij takimi, pa harruar edhe Alexis Sanchez.

I pyetur për “xixat” që mund të ketë në fushë me yllin e Real Madridit, Vidal ka surprizuar duke e injoruar rivalin e tij.  “Cristiano është një djalë i zgjuar, por për mua nuk ekziston fare. Mendjen e kam te rezultati”, është shprehur lojtari i Bayernit.

Ndeshja e së enjtes është përballja e kampiones së Amerikës së Jugut me kampionen e Evropës, kështu që pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Vidal, natyrisht, gjithmonë ka vetëbesim të hekurt dhe e parashikon Kilin në finale, aty ku ai mendon të ndeshet me Gjermaninë.

“I kam thënë shokut tim të skuadrës në Mynih, Joshua Kimmich, se do të takohemi sërish në finale”, ka shtuar mesfushori, duke iu referuar ndeshjes së parë të luajtur me kampionët e botës në fazën e grupeve (1-1). Në gjysmëfinalen tjetër, Gjermania do të luajë me Meksikën një ditë më pas, ora 20:00, në Socchi.

T mobile In article [4]