Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga gjuha e përdorur nga kandidati për deputet nga radhët e kësaj lëvizje, Sadri Ramabaja.
Vetëvendosje përmes një statusi në Facebook, kanë thënë se ata distancohen nga gjuha dhe qëndrimi i përdorur nga ana e Ramabajës, shkruan “Bota sot”
Ata gjithashtu shprehin keqardhjen e tyre për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës si dhe kanë shprehur përkushimin dhe angazhimin e tyre për liri dhe besim të pacenueshëm.
Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook kishte kritikuar dukurinë e organizimit të iftareve në qytete të caktuara të Kosovës.
Duke e komentuar mbajtjen e një iftari në qytetin e Dardanës (ish-Kamenicë), ai e ka quajtur këtë si një prej ‘ngjarjeve më antihistorike’ dhe pjesëmarrësit në të si një ‘grusht haxhiqamilësh të Anamoravës’.