Urim SALIHU
Lajm është pjesëmarrja e PDSH-së në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti.LR-PDSH dihej se do t’i përgjigjej pozitivisht ftesës për pjesëmarrje.Dihej se Besa nuk do shkonte.Pavarësisht se si subjekt ka autonominë e vet, kam bindjen se edhe ajo duhej të ishte aty.Të ishte aty për inat të maqedonasve që do shihnin mozaikun e plotë të politikës shqiptare që më në fund do linte anash për një cast inatet, por…
S’ka rëndësi cila parti përfiton më shumë dhe cila më pak politikisht, por në momente delikate subjektet shqiptare duhet të tejkalojnë vetveten.Ky qe një sinjal që ata mund t’ia dalin mbanë, mund të heqin hasmëritë midis tyre.Shqiptarët kanë nevojë të vëndojnë kushtin e madh palës tjetër që edhe ashtu është duke çaluar.Mbase nacionalizmi i tyre është i fshehur , por matematikat zgjedhore tregojnë se partia maqedone në qeverisje nuk mund të bëjë më cfarë të dojë.Ajo është peng i realitetit të ri shqiptarë.Politikën maqedonase më shumë se cdo gjë tjetër e shkatërron uniteti shqiptarë.
Nëse partitë shqiptare degraduan cdo gjë deri tani, atëherë është një shans unik, i rrallë madje që ta krijojnë një unitet për të përmirësuar gabimet e rënda politike.
PDSH tejkaloi vetveten në takimin e sotëm.Mjafton që i tha po ftesës, madje në të njëjtën tavolinë me partinë që dukej e paimagjinueshme t’i gjesh bashkë.PDSH me këtë reflekoi dhe kjo forcon kushtin shqiptarë.
Edhepse zërat nuk u ndalën gjithë kohës se janë bërë takime kalicionesh për zgjedhje lokale , mjafton që njerëzit të mund të shohin bashkë ata që për shumë kohë nuk e bënë këtë.Pak rëndësi është kush merr timonin e qeverisë, mjafton një unitet shqiptarë në këto momente delikate ku shumë gjëra rrijnë pezull.Ne si shoqëri nuk kemi nevojë më të konfrontohemi me njëri-tjetrin për shkak bindjesh.Kur politikanët tregojnë unitet ky është një sinjal i mirë edhepse mund të komentohet se ata janë zënë ngushtë, se kanë presione etj etj.
Partitë shqiptare duhet të jenë unike në momente delikate, sepse duhet t’a parandalojnë eksodin masiv të ikjes së votuesit shqiptarë në subjektet maqedone.Ata shqiptarë që votuan një subjekt maqedonas, e kanë bërë nga revolta e asaj që kanë qenë të anashkaluar, të pashpresë, të revoltuar.Ata mund të kthehen sërish sepse ata janë has shqiptarë që kanë humbur besimin te politika shqiptare.