Fshati Poroj i Tetovës dalë ngadalë po i kthehet normalitetit, pas përmbytjeve të 5 qershorit. Sistemi i ujësjellësit është stabilizuar, ndërsa është pastruar edhe shtrati i lumit, nga rëra dhe gurët.

“Problemi i vetëm pas vërshimeve këtu në fshatin Poroj vazhdon të mbetet kjo urë, e cila, sipas punëtorëve, është e rrezikshme për kalim të qytetarëve, ndërkohë që, edhe përkundër këtij fakti, Qeveria ende nuk ka sjellë ndalim për qarkullimin, që të mund të rinovohet. Problem tjetër, mbetet premtimi i pa realizuar për urën e drurit që ndodhet në pjesën e epërme të fshatit e cila duhet të bëhet nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe komuna e Tetovës. As njëra dhe as tjetra, nuk kanë filluar punët në këtë drejtim”.

E kemi paraqitur që është problem, mirëpo por për fat të keq deri më sot ende nuk kemi vendim nga Qeveria për ndalim të qarkullimit të veturave – tha Arif Arifi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

E pyetur se kur do fillojnë punët rreth ndërtimit të kësaj ure, kryetarja e komunës së Tetovës u përgjigj shkurt.

 Ne kemi bë vetëm një kalim për këmbësorët, ndërkohë që sa i përket Ministrisë së mbrojtjes, specialistët kanë qëndruar aty, kanë bë vlerësimet por presin të zvogëlohet më intensivisht sasia e ujit që të që të munden të punojnë – deklaroi  Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

T mobile In article [4]

Nga ana tjetër kreu i Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj kanali vazhdon edhe më tej të vërshojë arat.

 Ai kanal ka disa vite që nuk është në funksion, nuk them që janë të mëdha përmbytjet e tij por problemi është aty. Na premtuan se do vinë ta shohin por deri më tani s`kemi asni informatë se kush përgjigjet për atë kanal – tha  Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë lokale Puroj.

Ndërkohë ditëve të fundit, në terren intensivisht po punojnë inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet . Sipas informatave paraprake janë shkatërruar rreth 50 hektarë tokë e mbjellë./alsat-m                                

Global

Comments are closed.