Marco Verratti është i gatshëm të mbetet në Paris Saint-Germain, por me një kusht

Ylli i Italisë është i gatshëm t’i rezistoj transferimi te Barcelona dhe të mbetet në Paris Saint-Germain.

Por, për të mbetur në Paris, italiani i ka kërkuar klubit francez që të transferoj lojtarë të mëdhenj, përndryshe do të largohet.

“Unë nuk do të largohem me çdo kusht, por unë dua të shoh nëse klubi me të vërtetë do të blejë  kampionë gjatë kësaj kohe,” ka deklaruar  Verratti për La Gazzetta dello Sport.

“Nëse veprojnë, unë do të jem i lumtur të qëndroj. Por, çdo vit ata thonë se do të bëjnë një ekip të madh, por ne nuk po kemi rezultate”, ka theksuar ish anëtari i Pescaras.

T mobile In article [4]

Reprezentuesi i Italisë ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në vitin 2021.

Global