Gareth Bale është i pashitshëm dhe nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere

E ardhmja e Gareth Bale është vënë në dyshim, pas paraqitjeve fantastike të Iscos, i cili luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Edhe më shumë lajmet për largimin e tij janë rritur pas interesimit për Kylian Mbappe.

Por, e përditshmja spanjolle Marca, insiston se Bale është i pashitshëm.

Vet lojtari nuk dëshiron të largohet, ndërsa presidenti Florentoino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane nuk duan shitjen e tij gjatë kësaj vere.

Për Bale thuhej se janë të interesuara dy skuadrat e mëdha evropiane, PSG dhe Manchester United