Është shtyrë procesi i votimit deri në orën 20:00. Lajmi konfirmohet nga burime për ‘BalkanWeb’, ndërsa orari i mëparshëm zyrtar ishte ora 19:00. KQZ mori vendimin me 6 vota pro dhe LSI qe doli kundër.

Duke marrë parasysh pjesëmarrjen e qytetarëve në votimi, KQZ ra dakord me votat e shumicës që të shtynte për një orë procesin.

Dita e sotme përveç temperaturave të larta përkonte edhe me festën e Fiter Bajramit. Ndërkohë, numri i qytetarëve pranë qendrave të votimit nisi të rritej pasdite, kjo dhe për shkak të motit më të freskët.