Një 18 vjeçar me inicialet Q.M ka ndërruar jetë sot në QKUK pas lëndimeve të marra dy ditë më parë gjatë një përleshjeje me thikë me vëllaun e tij 16 vjeçar në Ferizaj.
Lidhur me rastin është arrestuar A.M. vëllau i viktimës ku pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshihet se është kryer vepra.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, transmeton Klan Kosova.