Një burrë është gjetur i varur pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çengelaj të Peqinit.

A.Ç., rreth 45 vjeç, është gjetur i pajetë pasditen e së premtes i varur në një pemë fiku, mbas shtëpisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është vetëvarur, pasi prej kohësh vuante nga probleme mendore.

Policia njofton se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, në kushtet e depresionit.

Ndërkohë, nga këqyrja e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune. Për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Comments are closed.