Është ndarë nga jeta reperi i njohur Prodigy,anëtar i Mobb Deep.
Përfaqësuesit e Mobb Deep kanë konfirmuar vdekjen përmes një njoftimi zyrtar.
Reperi ka ndërruar jetë pasditen e të martes në moshën 42 vjecare.
“Me pikëllim të thellë konfirmojmë vdekjen e mikut tonë të dashur Albert Johnson, më shumë i njohur për miliona fansa si Prodigy i dyshes legjendare të Neë Yorkut, Mobb Deep”, thuhet në njoftim.
Prodigy ishte hospitalizuar ditë më parë pas një performance, për shkak të komplikimeve shëndetësore. Ai thuhet se ka pasur probleme shëndetësore që nga lindja.