Policia e Ferizajt sot është informuar nga mjekët se viktima Q.M ka ndërruar jetë.
Q.M nga Ferizaj është therrur me thikë të mërkurën nga vëllai i tij.
Sipas Policisë vëllezërit janë përleshur mes vete me ç’rast janë përdorur mjete të ndryshme të forta edhe me thikë.
Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin A.M. 16 vjeç ku pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshihet se është kryer vepra.
Policia ka njoftuar Prokurorit i Shtetit i cili autorizon Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion.