Po vazhdojnë kërkimet për Sali Gërqinën, i cili me kërcimet e shpeshta në stilin ‘dallëndyshja’ nga Ura e Fshajt, mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore vitin e kaluar.
Ai po konsiderohet i zhdukur, meqë nuk ka ende asnjë lajm për të.
Shokë dhe bashkëpunëtorë të tij kanë thënë për KTV se bashkë me të ndjerin, kishin formuar edhe një klub të hedhjes dhe se pikërisht të martën, do të duhej të ishin në Prishtinë, për të marrë certifikatën e regjistrimit.
Ata janë optimistë për gjetjen e shokut të tyre.
Sali Gërqina njihet si njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshajt në stilin “dallëndyshe”.