Në fshatin Gllumovë është bërë sot varrimi katër viktimave të djeshme. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve, të cilët kanë ndarë dhimbjen për këtë ngjarje tragjike, raporon Televizioni SHENJA. Sot gjatë ceremonisë së varrimit janë parë një numër i konsiderueshëm i forcave policore që janë kujdesur për sigurinë. Dje, dorasi Shaban Sulejmani nga Gllumova ka vrarë vëllaun dhe dy nipërit, ndërsa në fund ka vrarë edhe veten