Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot kumtoi se në ftesë të tyre në vend qëndron eksperti evropian Piter Vanhojte, i cili në kuadër të bisedimeve të partive për zgjidhjen e krizës politike, ka përgatitur propozim për reforma mediale.

Siç kumtoi SHGM-ja, ata e kanë ftuar Vanhojte me qëllim që ta falënderojnë për kontributin e tij në përgatitjen e propozimit për reforma mediale dhe të shfrytëzohet përvoja e tij për lobim te Qeveria për zbatimin e këtyre propozimeve.

Sot, Vanhojte me përfaqësuesit e SHGM-së realizoi takim me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Shkup.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Vanhojte do të ketë takim me përfaqësuesit e SHGM-së dhe të Forumit të gazetarëve, me korrin diplomatik dhe me përfaqësuesit qeveritarë.

“Në fund të këtij qëndrimi në Maqedoni, ish-ndërmjetësuesi evropian dhe përfaqësuesit e SHGM-së do të mbajnë brifing të përbashkët me përfaqësuesit e korit diplomatik në Shkup, në të cilin edhe njëherë do të potencohet nevoja për reforma, çfarë parashikon propozimi që doli nga bisedimet me partitë”.

T mobile In article [4]
Global

Comments are closed.