Vangjel Dule, përfaqsuesi i vetëm dhe kryesor i minoritetit grek në Shqipëri, pas kaq vitesh në politikë rrezikon të mos jetë më në parlament, duke shënuar kështu fundin e tij politik.

Sipas rezultateve të deritanishme në Qarkun e Vlorës, Dule nuk e merr mandatin e deputetit, po ashtu si dhe Ristani, nr. 2 PD-së dhe i dërguari i këtij qarku.

Goditjen e parë nga Rama si faktor politik, Dule e morri që në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ku PBDNJ-ja e tij u ndëshkua me një rezultat katastrofik.

Kjo ndodhi që pas prishjes së raporteve të tij me Ramën, si pasojë e reformës territoriale që “ia rrëmbente” Himarën-Greqisë dhe “ia kaloi” Shqipërisë duke e bërë bashkë me Vranishtin e Labërisë, por dhe të ndryshimit të kursit politik në raport me Athinën.

Përgjatë gjithë fushatës, Rama bëri thirrjë për ta mos votuar Dulen dhe PD-në që e futi në listat e saj. Dhe tashmë, njeriu simbol i Greqisë në Shqipëri, rrezikon një skualifikim politik të pashembullt. /tesheshi.com/