Sulmuesi i njohur holandez, Robin Van Persie, mund të rikthehet në Angli gjatë kësaj vere. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenal nuk dëshiron të vazhdojë aventurën në Turqi tek Fenerbache.
Sipas mediave britanike, në ndjekje të holandezit është vënë skuadra e Crystal Palace. Ky ekip do të drejtohet nga një bashkëkombësi i Van Periset, Frank de Boer.
Tekniku holandez mund të jetë një arsyeje e madhe që Van Persie të rikthehet në Premierligë, kampionat të cilin e njeh shumë mirë.