Sulmuesi holandez pritet të luajë sërish në Premier Ligë.
Robin Van Persie mund të rikthehet në Angli.
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit nuk dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Turqi tek Fenerbahce dhe qysh tash kanë filluar ofertat për të.
Për shërbimet e holandezit është duke u interesuar Crystal Palace, skuadër e cila këtë sezon do të drejtohet nga një bashkëkombës i tij, Frank de Boer, që sapo është emëruar trajner i klubit nga Londra.