Periudha e motit shumë të nxehtë me temperatura maksimale mbi mesataren, të cilat çdokund do të tejkalojnë 30, ndërkaq përgjatë Vardarit edhe 35 gradë do të vazhdojë deri në fund të muajit, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Rrezatimi ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, ndërkaq vlera e UV indeksit do të paraqesë 9.

Deri të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të destabilitetit vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërkaq nuk përjashtohet që këto procese lokalisht të jenë edhe më intensive, posaçërisht gjatë ditës së nesërme. Në Fushëgropën e Shkupit janë të mujndshme reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut me bubullima.

Prej të mërkurës moti do të jetë me diell edhe më tutje mjaft i nxehtë me rritje të temperaturave ditore të ajrit, që pritet të arrijnë edhe deri 40 gradë në pjesën jugore të Luginës së Vardarit.