Vajza që shihni në foton kryesore është Molly McLaren, një studente 23-vjeçare, e cila një ditë më parë u vra brutalisht në parkingun e një qendre tregtare në Kent të Anglisë.

Dëshmitarë thanë e reja ndodhej brenda makinës e saj, kur u sulmua. Raportohet se ajo kishte ulëritur dhe i kishte rënë borisë së makinës për ndihmë.

Autoritetet arrestuan në vendngjarje të dashurin e McLaren, 25–vjeçarin Joshua Stimpson dhe aktualisht ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë.

McLaren, studente në Universtitetin e Kent ishte e ulur në sediljen e pasme të një “Citroeni C1” të zi, kur u sulmua rreth orës 11 të paradites.

Siç shkruan “DailyMail”, dëshmitarë thanë se autori e kishte mbyllur atë brenda në makinë dhe më pas i preu asaj fytin, ndërkohë që 23 – vjeçarja i binte borisë dhe ulërinte për ndihmë.

Ata më pas panë momentin kur policia arrestoi 25 – vjeçarin, i cili ishte i mbuluar në gjak.

Mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shtyrë të riun për të marrë këtë akt ekstrem dhe do të jenë hetimet ato që pritet të zbardhin këtë ngjarje të rëndë.