Krimineli Slobodan Millosheviq, apo ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, ende pa përfunduar gjykimi për krime të rënda për luftë dhe gjenocid.
Mirëpo, vdekja e tij ka ngjallur shumë reagime të shumta nëse është e vërtetë apo jo. Vajza e “Kasapit”, Marija Millosheviq ka shprehur pasiguri rreth këtij rasti.
Në një intervistë për “Kurir”, ajo ka përmendur natën ndërmjet 10 dhe 11 mars 2006 kur ndodhi diçka e papritur në Hagë.
“Të gjitha kamerat në Sheveningen ishin përjashtuar, si një precedent, pse ndodhi kjo”, thotë Marija.
Ndër të tjera, në këtë artikull thuhet se trupi i Millosheviqit u mbajt qëllimisht për disa orë në mënyrë që të zhduket disa prova që kishin të bëjnë direkt me vrasjen e tij.