Ajo ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të shkurtra e të mos vishet si vajzë. Shiloh, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, e ka shprehur që e vogël dëshirën për të qenë mashkull.
Sipas agjencisë franceze të shtypit “AFP”, prindërit i kanë dhënë asaj mbështetjen për t’iu nënshtruar një trajtimi hormonal për të ngadalësuar procesin biologjik, që do ta bënte 11-vjeçaren një grua.
Prej shumë kohësh, Shiloh Jolie Pitt, fëmija i parë biologjik i ish-çifitit më të famshëm të “Hollywood”-it, tashmë të divorcuar, në raste publike shfaqej me veshje mashkullore, pasi ndihej një djalë.
Vet nëna e saj nuk e ka fshehur kurrë këtë. Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 2010, Angelina deklaroi se vajza e saj donte të ishte si vëllezërit. Brad kishte shtuar më pas se, gjithmonë e kishte thirrur me shkurtimin “Shi”, por ajo vazhdonte ta korrigjonte duke i thënë ta quante John.
Paraqitja e vajzës në premierën e filmit të Jolie, “Unbroken”, në vitin 2014, ngjalli diskutime në atë kohë, me mediet që spekuluan se ishte transgjinore. Vogëlushja që ka trashëguar bukurinë e të dy prindërve kishte flokë të shkurtër të ngritur lart me xhel, e mbante xhaketë e kollare.
Jolie dhe Pitt kanë qenë shumë të hapur ndaj seksualitet të vajzës, duke e bërë atë të ndihej rehat, pa i imponuar rregulla mbi mënyrën sesi duhej të shfaqej.