Adnan januzaj nga edicioni i ardhshëm do të luaj në La Liga te skuadra e Real Sociedadit

Drejtuesit e Manchester Unitedit kanë arritur marrëveshje me Real Sociedadin për shitjen e kosovarit, Adnan Januzaj.

France Football shkruan se, Unitedi ka pranuar ofertën prej 11 milionë eurosh të Sociedadit.

Januzaj sezonin e fundit ishte i huazuar në Sunderland, por këtë sezon i është bërë e qartë nga Jose Mourinho se nuk bën pjesë në planet e tij.

Januzaj në të kaluarën kishte luajtur për gjashtë muaj edhe të skuadra e Borussia Dortmundit.