UEFA ka publikuar listën e gjatë të klubeve më të mira në histori të garave Evropiane.

Sipas UEFA-s, Real Madridi, që ka fituar Ligën e Kampionëve më së shumti – 11 herë, është klubi më i mirë i të gjitha kohëve, që ndiqet nga Bayern Munich e Barcelona.

Sipas UEFA-s vendi i katërt i takon Manchester Unitedit, ndërsa befasia është Milani.

Pavarësisht se janë klubi i dytë me më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve, gjithsej shtatë, ata gjenden vetëm në pozitën e pestë në listën e klubeve më të mira të të gjitha kohëve.