Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të mbledhjes së 7-të sot me 94 vota “për” e vazhdoi afatin e ekzistimit të gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior për shkak të vëllimit të rritur të emigrantëve deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Deputetët votuan ndryhsim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjeve dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e RM-së deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski arsyetoi se ky vendim është shumë me rëndësi për shkak të rrethanave rreth problemit global me krizën e migrantëve. Afati vazhdohet në bazë të vlerësimevetë shërbimeve kompetente dhe me propozim-vendim të Qeverisë që i ishte parashtruar Kuvendit.

Qëllimi është,tha minsitri, të vazhdohet ky kontinuitet sepse janë hapur shumë procese. “Kriza e migrantëve në çdo moment mund të eskalojë”, thotë Spasovski.

Kryetari i Kuvendit, talat Xhaferi kërkoi VMRO-DPMNE të parashtrojë në Qeveri propozim për anëtar të Komitetit drejtues për kriza.

T mobile In article [4]

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, Kuvendi e vazhdoi mbledhjen e 5-të.

Global