Maqedonia ka nevojë për përforcim të kooperativave bujqësore dhe përhapjen e tyre, me çka bujqit do të fitojnë operativitt më të mirë, shpenzime më të vogla dhe plasman më të mirë për atë që e prodhojnë. Kjo u cek nga Fondacioni NP Maqedoni (Connecting Natural Values & People Foundation) në takimin e sotëm me gazetarë me rastin e Ditës ndërkombëtare të kooperativave, që shënohet çdo të shtune të parë në muajin korrik.
Natasha Dokovska, biznes menaxhere nga CNVP Maqedoni në takimin e sotëm me mediumet theksoi se në vitet e fundit bujqit po përballen me disa probleme, si çmime të rritura të repromaterialeve, çmime të ulura të prodhimeve bujqësore, qasje të dobët dhe disbalanc të tregjeve, bashkëpunim të pamjaftueshëm dhe joefikas me pjesëmarrësit e tjerë në zinxhirin e furnizimit. Kjo, siç tha, paraqiti nevojën për bashkim të sipërfaqeve punuese të tokës dhe formim të të ashtuquajturave kooperativa.
Sipas hulumtimit të fundit të bërë në kuadër të Komitetit nacional për bujqësi familjhare në Maqedoni zyrtarisht janë regjistruar 170.885 kooperativa bujqësore, të cilat mesatarisht disponojnë me 1,85 hektarë tokë dhe 2,14 njësi të kafshëve. Në vitin 2007 ishin evidentuar gjithsejt 192.675 amvisëri bujqësore, prej të cilave 192.375 apo 99,8 për qind ishin regjistruar si ekonomi familjare bujqësore.
Dita ndërkombëtare e kooperativave shënohet prej vitit 1992, nën patronatin e KB-së dhe atë çdo të shtune të parë të korrikut. Më së shumti kooperativa ka në Azi, ndërkaq nga Evropa në itlai dhe në Francë.