Shukri Xhelili, ish kryebashkiaku i Dibrës, i dënuar me burg pasi u përfshi në një skandal seksual, është liruar nga qelia. Xhelili ka lënë qelinë pasi ka përfunduar dënimin.

Ka qenë Apeli i Krimeve të Rënda që ka ndryshuar akuzën muajin e shkuar për ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës duke i lehtësuar dënimin, pas rekursit nga ky i fudnit. Apeli vendosi se Xhelili duhet të akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë dhe jo për korrupsion pasiv.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Xhelili është arrestuar në vitin 2016 pasi i këroi një vajze favore seksuale për një vend pune në bashki. Duke llogaritur kohën e qëndrimit të paraburgim, ai e ka shlyer dënimin dhe është liruar nga qelia disa ditë më parë.

Mësohet se pas lirimit, Xhelili ka qëndruar disa ditë në kryeqytet e më pas ka udhëtuar duke shkuar pranë familjes së tij, në Dibër.

T mobile In article [4]

Video-skandali pas të cilit u arrestua Shukri Xhelili