Fituesi çmimit Nobel, Liu Xiaobo, është liruar nga burgu në baza humanitare, pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi.
Liu, një aktivist i të drejtave të njeriut, u burgos në vitin 2009 nga qeveria kineze, nën akuza se po organizonte një grusht shteti t duke bërë thirrje për një demokraci më të madhe.
Avokati i tij thotë se ai po trajtohet në spital në provincën veriore të Liaoning, pasi u diagnostikua një muaj më parë.
Gruaja e tij Liu Xia ka qenë nën arrest shtëpiak që kur burri i saj fitoi çmimin në vitin 2010, por asnjëherë nuk është vënë zyrtarisht nën akuzua.
61 vjeçari ishte një udhëheqës kyç në protestat e sheshit Tiananmen në vitin 1989.
Autoritetet kineze kurrë nuk kanë shpjeguar pse vunë nën arrest shtëpiak gruan e tij./SYRI.net/