Gjykata e Apelit në Tiranë liroi nga burgu shtetasen amerikane Andrea Bailey-Kay, mbi të cilën rëndon akuza e “keqtrajtimi të të miturve”.

Gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak” për 47 vjeçaren amerikane.

Edhe para gjykatës së apelit gruaja qe u denoncua per dhune nga 2 femijet e saj adoleshente, ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ishte e pafajshme.

Dy djemtë ishin larguar nga banesa për shkak të kësaj dhune dhe u gjetën pas tre ditësh nga policia.

Pavarësisht lirimit nga burgu, 47 vjeçarja amerikane, rezidente në Tiranë, do të ndiqet penalisht nga organi i akuzës për “keqtrajtim të të miturve”.

T mobile In article [4]