Tymi sërish ka kapluar Londrën. Në sheshin “Shaftesbury” janë bllokuar disa hyrje, si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në kryeqytetin anglez.

Të paktën 4 makina zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin.

Sipas mediave britanike, njerëz të shumtë kanë shkruar rreth zjarrit që ka kapluar qytetin.

“Shumë zjarrfikësa në Piccadilly Circus. Shpresoj të mos jetë lënduar askush. Tym i madh në ajër”, ka shkruar në Tëitter një nga banorët e asaj zone.

Një tjetër ka shkruar “skena të frikshme”.

Mediat raportojnë se është evakuuar një nga ndërtesat 5-katëshe.

 

Global