Pesë persona, mes të cilëve 3 adoleshentë, kanë humbur jetën si pasojë e përcjelljes së rrymës elektrike në një kompleks pishinash në provincën veriperëndimore, Sakarya, të Turqisë, shkruan Top Channel.

Sipas burimeve të “Sky”-t, pronari 58-vjeçar i kompleksit të pishinave dhe djali i tij 30-vjeçar u hodhën në pishinë, pasi vunë re 3 adoleshentët që u prekën nga elektriciteti në ujë.

Pjesa tjetër e personelit ndërpreu menjëherë energjinë elektrike në ndërtesë, si dhe dërguan me urgjencë 5 personat në një spital, por viktimat nuk mundën të mbijetonin.

T mobile In article [4] Laor

Zyrtarë të Xhandarmërisë turke thanë se nuk u gjet asnjë pajisje elektrike “RCD” në kompleksin e pishinave, pas inspektimit të vendit të ngjarjes.

“RCD” është një pajisje që ndërpret menjëherë qarqet e shkurtra, për të parandaluar dëmet serioze që mund të shkaktohet nga përcjellja e rrymës elektrike në ujë.