Francesko Toti ende nuk ka vendosur çdo të bëjë në të ardhmen, pas mbylljes së karrierës te Roma. Ylli i futbollit italian e ka deklaruar shpesh se nuk ndihet gati që ta mbyllë me futbollin e luajtur dhe ofertat nuk i mungojnë, ndërkohë që një e tillë i është vendosur përpara nga Japonia.

Është klubi i divizionit të dytë, Tokio Verdi, që është gati të bëjë një sforcim të madh ekonomik, duke grumbulluar fonde për të përballuar pagën e fantazistit, i cili do të kishte mundësinë të jetonte në Tokio dhe të zbavitej në divizionin e dytë, që në fakt ka një nivel të lartë futbolli.

Ndërkohë, edhe Majemi FC ku drejton Alesandro Nesta i ka bërë një ftesë Totit, për të luajtur në futbollin amerikan.

Global

Comments are closed.