Një nga sfidat me të cilat përballet një mama e re është padyshim rikthimi në format e mëparshme.

Duket se nga kjo sfidë, këngëtarja e njohur Tuna ka shpëtuar!

Në një postim në Instagram ajo ka treguar se është pjesë e një bootcamp-i bashkë me të birin, Tian.

“Mommy&Me bootcamp”, – shkruan Tuna në foto.

Kjo është një nga trendet më “in” të momentit në të gjithë botën, ku mamatë dhe fëmijët ushtrohen së bashku.

Duket se këngëtarja e paska gjetur shpëtimin…edhe rikthehet në format e mëparshme, edhe nuk qëndron larg Tianit. Tiani i vogël mesa duket do të mësohet me kulturën e sportit që në moshë të vogël.