Në Ascona të Zvicrës, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi e rëndë, me ç`rast një shtetas 54-vjeçar maqedonas (me gjasë shqiptar, por e pakonfirmuar), ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Dëshmitari i ngjarjes, Giancarlo Vacchini (68) ka pasur sot datëlindjen dhe ka qenë duke qëndruar pranë një qoshku duke pirë cigare. Pak para orës 09.00 janë dëgjuar të shtëna, të cilat kanë ardhur nga vendparkimi i shitores Migros në rrugën „Via Muraccio“. „Isha duke qëndruar afër qoshkut të Migrosit, kur paprtitmas dëgjova një grua që bërtiste „Mos, mos“.

Më pas u dëgjuan katër deri në pesë të shtëna! Njëzet sekonda më pas pasuan edhe tre deri në katër të shtëna“, ka pohuar Vacchini i tmerruar për „Blick“, njofton Shtegu. Ai menjëherë ka dashur të ndihmojë duke vrapuar drejt vendparkimit, ndërsa pronari i qoshkut ka alarmuar policinë. Hyrja në vendparkim ka qenë e bllokuar nga një veturë, ndërsa vozitësi i saj ka bërtitur që ai të qëndrojë larg, përndryshe do të gjuajë në te.

Por, zvicerani nuk është qetësuar. „Nga një barrierë tjetër arrita ta shoh gjakderdhjen nga afër. Ishte tmerr i vërtetë. Burri qëndronte i shtrirë mbi kufomën e gruas“.

„Mendova se që të dy kanë vdekur, por papritmas burri filloi të lëvizë dhe u tërhoqë për disa metra, e më pas mbeti i palëvizshëm“, ka vazhduar më tej Vacchini.

T mobile In article [4]

Policia zvicerane ka konfirmuar se bëhet fjalë për çift nga Maqedonia me vendbanim në Locarno, i cili ka qenë në procesin e divorcit. Fillimisht, shtetasi 54-vjeçar e ka vrarë bashkëshorten me një pistoletë, e më pas ka tentuar të bëjë vetëvrasje, por pa sukses. Me plagë të rënda, ai është dërguar në një spital me helikopter dhe është në gjendje kritike. Prokuroria menjëherë ka filluar hetimet.

Global

Comments are closed.