Deklarata e lëshuar sot nga piloti britanik Lewis Hamilton ka trembur jo pak drejtuesit e Mercedes. Në prag të garës së Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, që zhvillohet këtë fundjavë në Baku, piloti britanik ka thënë se mund të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni.

Fati im është në duart e mia. Mund të vendos për t’u tërhequr nga sporti në fund të këtij viti. Në këtë mënyrë, rekordet që do të lija pas do të jenë më të arritshme nga të tjerët nëse do të vazhdoja të garojë edhe 5 vjet të tjera”, është shprehur Hamilton.