Policia australiane ka nisur hetimet intensive pasi një kangur u gjet i masakruar tek “mbante një shishe alkool” në Melburn.
Zyrtarët australianë të kafshëve të egra thanë se ai ishte qëlluar të paktën tre herë dhe më pas ishte lidhur në një karrige.
Vdekja e tij u raportua para disa javësh, por autoritetet publikuan foton vetëm këtë javë në një apel publik për informacion.
Dënimet për vrasjen e paligjshme të kafshëve të egra, përfshijnë një gjobë që arrin deri në 36,500 dollarë dhe deri në dy vjet burg.
Departamenti i Mjedisit, Tokës, Ujit në shtetin australian të Viktorias tha se kishte bashkëpunuar me policinë për të zgjidhur krimin.