Makina së një oficeri policie në Krujë me iniciale T.M.  që mbulon krimet, ka shpërthyer gjatë natës nga një sasi tritoli që i ishte vendosur. “Mercedesi” u dëmtua në pjesën e përparme. Dëmet janë vetëm materiale.

Policia njoftoi se më datë 22 qershor, rreth orës 3:55, në numrin e emergjencave 112, kishte ardhur një telefonatë për një shpërthim në rrugën “Kastriotët”.

Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficer policie i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.

Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.