Trepça ‘89 shkruan historinë e futbollit kosovar, edhe pse me një humbje që gjithsesi nuk e rëndon shumë pozitën e kampionëve të Kosovës.
Skuadra nga veriu i Kosovës debutoi në turin e parë të Champions League në fushën e skuadrës modeste të Ishujve Faraoe, Vikingur Gota ku u mund me rezultatin 2-1.
Vathanmar në minutën e 17-të kaloi vendasit në avantazh, por Trepça 89′ barazoi në të 39-ën me Hajdarin.
Pavarësisht dominimit dhe lojës sulmuese të skuadrës nga Mitrovica, mungesa e eksperiencës në arenën ndërkombëtare ndikoi në moralin e ekipit që pësoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të nga Lawal.