Edhe sot ka vazhduar aktiviteti Kandilat e Bajramit që tradicionalisht organizohet nga Shoqata Kulturore, “Vizion M”. Treni i Bajramit edhe sot ka mbledhur në një vend shumë fëmijë duke i shëtitur nëpër rrugët e Shkupit me këngë dhe daulle. Përfaqësuesi nga Shoqata Kulturore, “Vizion M” Erduan Dauti tha se ky aktivitet më është bërë i pandashëm për shumë fëmijë, dhe se të njëjtit menxi presin të jenë pjesë e shëtitjes së festës së Bajramit.
“Programi Kandilat e Bajramit është program i zakonshëm, treni i Bajramit me fëmijët i cili vazhdon nëpër rrugët e Çairit ku destinacionin e fundit e ka xhaminë Murat Pashë”, deklaroi Erduan Dauti, përfaqësues nga Shoqata Vizion M.
Edhe këtë vit projekti Kandilat e Bajramit është shoqëruar me 500 pako ushqimore për fëmijët të cilët kanë qenë ndjekës të programit në fjalë.
“Pakot janë pako ushqimore nga donatorët tradicion që e përkrahin projektin që edhe këtë vit duan të mbesin anonim. Këtë vit kemi rreth 500 pako ku shpërndahen për fëmijët në përgjithësi që janë në program”, deklaroi Ismail Berisha, Kryetari i Shoqatës Kulturore, ”Vizion M”.
Përballë xhamisë në Murat pashë përveç trenit tradicional, fëmijët i ka shoqëruar edhe ansambli i këngës dhe valles Emin Duraku me koreografi të ndryshme.
Hava Tahiri /SHENJA/