Nuk kishte si të ndodhet ndryshe, veçse një fustan i mahnitshëm dhe një ceremoni kaq madhështore. Bëhet  fjalë pikërisht për trashëgimtaren e gurëve të çmuar Sëaroski, Victoria, e cila ka realizuar një dasmë vërtetë të kristaltë që shndrinte që nga fustani i saj e deri te sandalet Jimmy Choo.

Victoria është një këngëtare e famshme në Austri por jo aq sa janë gurët e saj në gjithë botën. Sëarovski ka lidhur martesë me investitorin 40 vjeçar Ëerner Murz. Dasma është zhvilluar në itali, në Trieste dhe është pak të thuash që kushdo që ka qenë i pranishëm, është mahnitur.

Fustani i Victorias peshonte 46 kg. ajo ka zgjedhur ta projektoj vetë, me ndihmën e projektuesit me qendër në Dubai, Michael Cinco. Klientë të këtij të fundit janë emra si Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna, Lady Gaga etj. Shifra e çmimit të këtij fustani thuhet të jetë afërsisht 700.000 stërlina dhe ka mbi 500.000 kristale Swarovski.