Ndërmarrja hekurudhore e Kosovës, Trainkos, ka kërkuar që në tre linjat e saj të udhëtarëve, të punojnë edhe zyrtarët policor, pasi që jo rrallë kanë pasur telashe.

Por, këtë Policia e Kosovës thotë se nuk janë në gjendje ta bëjnë në baza ditore. Ndërsa udhëtarët pajtohen se do të ishte mirë prania e policisë në trena.