Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku i ndjeri është një emigrant shqiptar.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në vendin fqinj, ku një 36-vjeçar shqiptar me inciale M.H., ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ën komunën Berbenno, njoftojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se i dnjeri shqiptar punonte si shofer në një kompani vendase dhe gjatë kohës që ishte duke ngarkuar një kamion me ndihmën e një vinçi të vogël, i ngeci koka ndërmjet kamionit dhe konteinerit që po ngarkonte.

Shqiptari 36-vjeçar ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve të rënda, pavarësisht ndihmës së mjekëve.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.