Dje në orën 15.00 në stacionin e policisë në Ohër, ekipi i emergjencës ka raportuar se në kompleksin “Shën Naum” në Ohër ka vdekur R.J.A. (66) nga Holanda.
Mjekët kanë konstatuar se tek i ndjeri nuk është gjetur shenja të dhunës, përcjell TetovaSot. Me siguri vdekja ishte shkaktuar nga një sulm në zemër.
Policia e Ohrit ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të vdekjes së turistit holandez..
Me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi./TetovaSot