Një tren  u përplas me një nga stacionet e metrosë duke plagosur dhjetëra persona  dhe duke lënë qindra pasagjerë të tjerë të tmerruar, të cilët u evakuuan mes panikut.

“Filluam të shihnim flakë nëpër dritare. Njerëzit po binin”, tha një nga pasagjeret që ndodhej në trenin që u përplas në Englewood Cliffs,Nju Jork.

Susan Pak tha se treni u thye dhe filloi të dridhej me forcë kur po afrohej stacionit të Shën Nikollës për tu përplasur më pas me forcë me murin e stacionit, raporton “NBC News”.

Për rreth 15 minuta ka pasur njerëz që kanë ngecur brenda trenave të mbushura me tym.

Përgjegjësi i hekurudhës ka thënë se 34 veta janë lënduar dhe 17 të tjerë janë dërguar  në një spital të afërt.

Në incident kanë qenë të përfshirë 4 trena dy prej të cilëve u është prishur motori dhe është përplasur me murin.

Rreth 500 të tjerë janë detyruar të evakuohen dukë ecur përmes tuneleve të mbushura me tym.

Zëdhënësi i MTA Joe Lhota ka thënë që incidenti ka ndodhur si pasojë e pamundësisë për të ngrehur levën që ndalon rrotat