Momente dramatike në një rrobaqepësi në Shënvlash të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur vajza me iniciale F.F., 29 vjeçe, ka tentuar vetëvrasjen në vendin e punës një ditë më parë. Ajo është përpjekur të presë damarët në rrobaqepësinë ku punonte.
E reja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ku ma marrë mjekimin e nevojshëm e më pas është larguar për në banese, njofton policia. Mësohet se vajza u tha efektivëve se ishte në gjendje të rënduar psikologjike kur ka ndërmarrë aktin e rëndë, pa dhënë detaje të tjera.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Durrës, për vlerësim, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.