Milan është skuadra më aktive gjatë këtij afati kalimtar, ku ka zyrtarizuar katër lojtarë dhe shumë shpejtë pritet konfirmimi edhe i dy të tjerëve
Sulmuesi i Sunderlandit, Fabio Borini do të jetë blerja e re e Milanit dhe e pesta gjatë këtij afati kalimtar.
Por, ky transferim do të thotë se njëri nga sulmuesit do të largohet, pasi Milan tashmë ka katër sulmues, Lapadula, Bacca dhe Andre Silva.
I pari që do të largohet është Lapadula, i cili ka nisur bisedimet me Genoan dhe shumë shpejtë pritet edhe marrëveshja në mes të dy klubeve, shkruan Gianluica di Marzio.
Tashmë largimin e ka konfirmuar Gabriel Paletta, ndërsa pritet që gjatë kësaj vere të largohen edhe Carlos Bacca, Niang dhe De Sciglio