Dy ditë pas vrasjes së Andrea Lucajt në Itali dhe plagosjes së mikut të tij 25 vjeç, një tjetër shqiptar ka qenë shënjestër e një atentati në shtetin fqinjë.

Emigranti shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur me armë zjarri rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin italian Romë.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Dubai Caffè”, në zonën Monti Tiburtini. 29-vjeçari është qëlluar me plumb në këmbë e më pas i pashoqëruar nga askënd, ka mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Sandro Pertini.

I marrë në pyetje nga forcat e rendit, shqiptari ka rrëfyer se ai ndodhej në lokalin Dubai Caffe kur një grup personash të panjohur i janë afruar duke e qëlluar me armë në këmbë. Vetëm një plumb ka mundur ta plagosë.

29-vjeçari shqiptar është i njohur nga policia italiane për vepra të ndryshme penale.

T mobile In article [4]

Policia e Romës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

T mobile In article [4]