Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orët e paradites së sotme në afërsi të stadiumit “ Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Viktima është Tefik Hyka, ish-pronari i një fabrike tullash në Vorë, e mbyllur në 2013.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Hyka është qëlluar me një plumb në kokë nga një person me motor ndërsa po hipte në makinë. Viktima banonte pranë zonës ku u ekzekutua.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet një komunikim per mediat i Drejtorit te Policise se Tiranes.