Familja Della Valle ka nxjerrë në shitje Fiorentinën. Biznesmeni italian ka që në vitin 2002 që është në krye të Fiorentinës. Gjithsesi, në vitet e fundit ka pasur pakënaqësi nga tifozët për shkak të mungesës së investimeve dhe tani pronari ka dalë publikisht duke zbuluar se është në kërkim të një blerësi.
“ACF Fiorentina ka dalë në shitje. Kjo është dëshira e tifozëve, që të vijë një pronar i ri dhe ta menaxhojë ashtu siç mendojnë ata se duhet ta menaxhojë”, lexohej në një deklaratë të faqes zyrtare të ekipit vjollcë.
“Pronarët janë gati të dëgjojnë oferta serioze të investitorëve potencialë, për ata që duan më të mirën e klubit. Shpresojmë që të bëhet një projekt ashtu siç e duan tifozët e vërtetë të Fiorentinës. Ndërkohë, klubi do të vazhdojë të menaxhohet nga menaxherët aktualë”.