Një person ka mbetur i shtirë në tokë pasi dikush e ka therrë me thikë.

Atë më pas e kanë ndihmuar kalimtarët që po ecnin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas fotografive që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, personi është ulur në një karrige duke vazhduar të gjakderdhë.

Informatat nga lexuesi bëjnë me dije se ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes tek pas 30 minutave.